Skandali 'Chatgate' në Shtëpinë e Bardhë, ish-drejtori i CIA: Planet ushtarake nuk diskutohen kurrë në telefon, të gjithë anëtarët e bisedës janë përgjegjës

Skandali 'Chatgate' në Shtëpinë e Bardhë, ish-drejtori i CIA: Planet ushtarake nuk diskutohen kurrë në telefon, të gjithë anëtarët e bisedës janë përgjegjës

Ish-drejtori i CIA, James Woolsey

Ish-drejtori i CIA-s, James Woolsey, në një intervistë për La Repubblica, ka folur për skandalin e rrjedhjes së informacionit në Signal, ku diskutohej për planet e sulmit në Jemen. Ai thotë se të gjithë pjesëtarët në bisedë janë përgjegjës dhe se informacionet e klasifikuara nuk mund të diskutohen kurrë në telefon. 

Sipas tij, një informacion i tillë s’mund të diskutohet në telefona për dy arsye, së pari rrezikohet jeta e ushtarëve të përfshirë dhe së dyti, rrezikon gjithashtu që operacioni të dështojë. I pyetur për tentativat për të minimizuar skandalin, ish-drejtori i CIA-s thotë se nuk ka asnjë justifikim për një sjellje të tillë. 

Intervista e plotë: 

Si e vlerësoni faktin që kreu i Pentagonit ndau në një bisedë në Signal oraret dhe armët e përdorura për një sulm kundër Houthi, duke e diskutuar me kolegë nga CIA, inteligjenca kombëtare dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë?

"Askush nuk duhet të diskutojë kurrë asnjë çështje ushtarake, informacion top sekret apo plane që lidhen me sigurinë kombëtare në telefon. Kurrë, në asnjë rrethanë."

Pse?

"Ka shumë arsye, por dy janë kryesoret: duke vepruar kështu, rrezikohen jetët e ushtarakëve të përfshirë në operacion dhe gjithashtu rritet mundësia që ai të dështojë."

Por administrata përgjigjet se informacionet e diskutuara në bisedën në Signal nuk ishin të klasifikuara, ishin tashmë komunikuar me vendet aleate të përfshira dhe nuk komprometuan në asnjë mënyrë suksesin e misionit. A nuk janë këto arsye të mjaftueshme për ta mbyllur çështjen?

"Nuk ka asnjë justifikim për një sjellje të tillë. Asnjë."

Nëse është kështu, çfarë duhet të bëjë presidenti Trump me këshilltarët e tij më të afërt, që u përfshinë në këtë gabim?

"Nuk kam më përgjegjësi qeveritare, prandaj preferoj të mos hyj në këto aspekte të debatit. Është e drejtë që vlerësimet t’u lihen atyre që duhet të marrin vendime."

Megjithatë, demokratët kanë kërkuar me forcë shkarkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë, dhe madje edhe disa republikanë po e sugjerojnë këtë pas kuintave. Pastaj ka nga ata që minimizojnë rëndësinë e incidentit, duke argumentuar se redaktori i The Atlantic, Goldberg, u shtua në bisedë gabimisht nga një punonjës i ulët i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Çfarë mendoni për këtë?

"Përgjegjësia bie mbi ata që morën pjesë në bisedë."

Po flasim për zyrtarë të nivelit më të lartë të administratës—nga kreu i Pentagonit te drejtori i CIA-s—të cilët nuk kanë kohë të merren me krijimin e një grupi në Signal.

"Pikërisht. Prandaj përgjegjësia është e atyre që zgjedhin të marrin pjesë dhe të ndajnë këtë lloj informacioni."

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ura mbi Bunë merr dritën jeshile në Mal të Zi, një hap larg nga realizimi i projektit strategjik Velipojë-Ulqin

Ura mbi Bunë merr dritën jeshile në Mal të Zi, një hap larg nga realizimi i projektit strategjik Velipojë-Ulqin