Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e procedimit penal për cështjen e byzylykëve elektronikë. Vendimi është marrë nga prokurori Ndini Tavani, që njëkohësisht është edhe kreu i Unionit të prokurorëve. Ministrja e Drejtësisë kishte kërkuar rihapjen e cështjes, e cila ishte rikthyer për hetim me vendim të gjykatës.

Ministria e Drejtësisë vuri në dispozicion të hetimit të gjitha aktet e nevojshme. Prokuroria brenda 3 muajsh vendosi pushimin e cështjes. Burime konfidenciale nga ministria e Drejtësisë thonë për Report Tv se Ministrja Gjonaj do të vazhdojë rrugën ligjore për zbardhjen e ceshtjës dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Skandali i byzylykëve elektronikë me vlerë 2 milionë euro u zbulua në kohën e qeverisë teknike kur  ministër i Drejtësisë ishte Bardhi i PD. Ai zbuloi se 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike mungonin, ndërsa kërkoi nisjen e hetimeve dhe procedimet për shërbimin e Provës.

Disa muaj pas kallëzimeve, byzylykët u kthyen nga kompania e cila ofronte shërbimin, ndërsa një pjesë ishin të pa papërdorshëm. 

d.b/shqiptarja.com