Ky ishte dhe rezultati më i mirë i marrë ndonjëherë nga një peshëngritës kuqezi, por nga testi A rezultoi pozitive. Kjo është hera e dytë që Romela Begaj rezulton pozitive në testin antidoping. Në vitin 2014 asaj iu gjet substanca e ndaluar stanozolol. Por kjo nuk ishte hera e parë që një peshëngritës shqiptar rezulton me doping në drejtimin e Gjozës, pasi raste të tilla janë përsëritur edhe më parë. Ndërsa brenda institucionit të shtangës shqiptare ka pasur mjaft përplasje vitet e fundit mes Presidentit dhe peshëngritësve.
d.b/shqiptarja.com