SHBA - Nuk janë përgjuar vetëm telefonat dhe komunikimet elektronike, por janë skeduar edhe analizat e ADN-së së qindra mijëra amerikanëve. Bashkë me mijëra të dyshuar për aktivitete kriminale, edhe njerëz të pafajshëm rrezikojnë të jenë të skeduar përgjithmonë me AND-në e tyre në laboratoret e dhjetëra agjencive lokale të policisë. Madje shumë prej tyre nuk janë në dijeni për këtë. Alarmi vjen nga gazeta amerikane New York Times. Sipas gazetës, testi i AND-së e cila bëhet vetëm me urdhër të FBI-së, është kryer edhe nga agjencitë e policisë në të gjithë SHBA-në. Rasti i fundit ka ngjallur shqetësim në një moment ku në SHBA po diskutohet shume mbi shkeljen e jetës private.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)