Skandali i emetimit të gazrave/Arrestohet shefi i 'Audi'-t në Gjermani

Skandali i emetimit të gazrave/Arrestohet shefi i 'Audi'-t në Gjermani

Shefi ekzekutiv i gjigandit gjerman të makinave, 'Audi', është arrestuar në lidhje me hetimet e skandalit të gazrave të naftës që emetohen nga automjetet e këtij prodhimi. Sipas Bild, Rupert Stadler është arrestuar në banesën e tij në Ingolstadt. Prokurorët thanë se ata vepruan me shpejtësi pasi ekzistonte rreziku që Stadler të dëmtonte provat. 

Ata shtuan se Stadler do të merret në pyetje nga e mërkura. Sipas gazetës Bild, nuk ekziston mundësia që ai të lirohet me kusht përkundrejt pagesës së garancisë. 'Audi' është përfshirë në skandalin e emetimit të gazrave. Muajin e shkuar, kompania pranoi se 60 mijë modele A6 dhe A7 kanë pasur probleme me softuerin e shkarkimit të gazrave.

Skandali i çështjes së shkarkimit të gazrave të naftës shpërtheu në vitin 2015. Volkswagen, kompania nënë e Audi-t, pranoi se ka shitur më shumë se 600 mijë makina në SHBA, të pajisura me një softuer mashtrues, që manipulonte të dhënat e ndotjes.

Kompania e pranoi më vonë se kishte instaluar këtë softuer në më shumë se 11 milion makina nafte në mbarë botën. Softueri e dallonte kur po testohej dhe ulte emetimin e gazrave. Ndërsa kur makina është në rrugë, nivelet e ndotjes janë praktikisht shumë më të larta, deri në 40 herë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu