Skandali i Facebook, Zuckerberg thërritet nga parlamenti evropian dhe ai britanik

Ku ka përfunduar Mark Zuckerberg? Themeluesi i Facebook nuk ka nxjerrë ende asnjë fjalë tre ditë pas skandalit të 50 milionë profileve të medias sociale të vjedhura nga Cambridge Analytica dhe të vëna në shërbim të fushatës së Trump dhe të Brexit. Ai ka heshtur edhe përballë fushatës #DeleteFacebook, “fshije Facebook”, që është bërë virale në rrjetet sociale, por edhe për rënien e aksioneve në Bursë, ku u dogjën 36 miliardë dollarë të grupit (po humbet 5%, duke e nxjerrë me të kuqe të gjithë sektorin: Twitter ka humbur thuajse 10%, Snapchat 3,6%).

“Shpjegime mashtruse”

Me qëllimin që të japë shpjegime, Zuckerberg është thërritur nga presidenti i Parlamentit Evropian Antonio Tajani: “E kemi ftuar Mark Zuckerberg në Parlamentin Evropian. Facebook duhet të sqarojë përpara përfaqësuesve të 500 milionë evropianëve se të dhënat personale nuk përdoren për të manipuluar demokracinë”, ka shkruar Tajani në Twitter.

Në mëngjes, edhe një komision parlamentar britanik e ka thërritur në Westminster Zuckerbergun. Kërkohet që themeluesi i Facebook të sqarojë akuzat se ka ofruar të dhëna personale pa dijeninë e zotëruesve, duke i konsideruar shpjegimet e deritanishme të dhëna nga Facebook si “mashtruese”.

“Komisioni i ka kërkuar disa herë Facebook-ut nëse të dhënat janë përdorur pa pëlqimin e personave. Përgjigjet zyrtare kanë synuar gjithnjë të minimizojnë rreziqet dhe kanë qenë mashtruese” – shkruan Damian Collins presidentit i komisionit parlamentar britanil të Kulturës, Mediave dhe Dixhitalit.

“Po e ndjekim zhvillimin e këtij rasti. Për Komisionin Evropian mbrojtja e të dhënave personale është një vlerë themelore” – tha komisionerja evropiane për Dixhitalin, Mariya Gabriel, që kujtoi se komisionerja Vera Jourova, përgjegjëse për Drejtësinë, ndodhet në SHBA ku do të ketë takime për çështjen.

Ndërkohë garanti i BE-së për privatësinë Giovanni Buttarelli paralajmëroi për zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm. “Janë një test i rëndësishëm për të gjithë ne. Nuk jemi këtu për t’iu alarmuar, por problemi është real dhe urgjent”. Buttarelli paralajmëroi institucionet e tjera të BE-së, duke pohuar se Parlamenti Evropian është i ndërgjegjshëm për rreziqet dhe se është i “angazhuar që t’i shkojë më në thellësi” dhe me një komision të posaçëm, të cilit “i ofrojmë mbështetjen tone”.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen