Skandali i korrupsionit në FIFA
përjashtohet 12 vite Jerome Valcke

Skandali i korrupsionit në FIFA<br />përjashtohet 12 vite Jerome Valcke
Pas Blatterit dhe Platinisë e pëson edhe Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, i cili dënohet me pezullim 12 vite nga të gjitha aktivitetet sportive.
 
Komiteti i Etikës së FIFA-s e shpalli fajtor për përpjekjen për të detyruar shitjen nën vlerën e duhur të të drejtave televizive të botërorëve të viteve 2018 dhe 2022 për Karaibet.
 
“Valcke ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare ndaj organizmit më të lartë të futbollit botëror, teksa interesat e tij private dhe personale e kanë shpërqendruar atë nga aftësia për të vepruar siç duhej në detyrën e tij”, shkruan në një deklaratë Komiteti i Etikës.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës