Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama

Bardhi interpelancë nesër në Kuvend për anijen me 816 ton mbetje toksike, burime për Report Tv: I përgjigjet vetë Rama

Rama dhe Bardhi

Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë KURUM që po tregtoheshin nga kompania tjetër “Sokolaj” drejt Azisë (Singapor dhe Tajlandë), pritet të jetë nesër në qendër të debatit politik në Kuvend.

Gjatë seancës plenare në pikat e rendit të ditës është parashikuar që të mbahet interpelanca e kërkuar nga Gazment Bardhi me kryeministrin Edi Rama në lidhje me fakteve të bëra publike për transportin e paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme drejt Kinës dhe Tajlandës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kreu i qeverisë pritet të jetë vetë i pranishëm nesër në interpelancën me Gazment Bardhin.

Në kërkesë thuhet se rastet e përsëritura të konstatuara të eksportit të mbetjeve toksike ngrenë dyshime serioze se Shqipëria është përfshirë në një tregti të paligjshme ndërkombëtare të mbetjeve të rrezikshme. PD thotë se qeveria shqiptare duhet të informojë Kuvendin dhe opinionin publik se për çfarë bëhet fjalë, kujt i përkasin mbetjet e rrezikshme dhe të gjitha detajet e tjera që lidhen me këtë veprimtari.

Por nesër pritet që PD të zhvillojë edhe një interpelancë me ministren e Infrastrukturës, në lidhje me protestat e banorëve për hyrje daljet në aksin Thumanë Kashar. Një tjetër pikë e rëndit të ditës për ditën e nesërme është edhe miratimi Aktit Normativ për ndryshimet në Urdhrin e Mjekut. Në seancën e nesërme pritet që të diskutohet edhe mandati i Olta Xhaçkës, për të cilin Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët të votojnë për ta dërguar atë në Kushtetuese.

Interpelanca e PD për mbetjet e rrezikshme

Interpelanca e PD për aksin Thumanë-Kashar

Rendi i ditës për seancën plenare PDF

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet