Skandali i përgjimeve në Kosovë
nesër nisin protestat para qeverisë

Skandali i përgjimeve në Kosovë<br />nesër nisin protestat para qeverisë
Skandali i përgjimeve në Kosovë nesër do të sjellë reagimin e parë të shoqërisë civile, pasi në orën 18:00 një grup qytetarësh përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për zhvillimin e një protestë nga qeveria deri te selia e Presidencës.
 
Në njoftim thuhet që "Protesta do të jetë paqësore dhe protestuesit presin që “të gjithë të përfshirët në këto skandale të japin përgjegjësi politike e institucionale. Për më tepër, këto protesta janë mbështetje për organet e drejtësisë në realizimin e plotë të mandatit të tyre institucional”.
 
Ndërkohë që protestën e ka mbështetur edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila përmes një deklarate shprehet se “Publikimi i bisedave të fundit telefonike midis krerëve të PDK-së, e ka dëshmuar në zë e në figurë kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që gjenden në maje të piramidës shtetërore.
 
Këto biseda po qartësojnë në mënyrë retroaktive edhe shkaqet e vendimeve të dëmshme që ka bërë kjo kastë pushtetarësh të kapur e të shantazhuar. Reagimi qytetar kundër formave të ndryshme të padrejtësisë e shtypjes është shpresa e vetme për perspektivën e këtij vendi.
 
Bashkimi gjithë popullor kundër një grushti zaptuesish krijon forcën dhe energjinë e duhur për t’i hequr qafe ata.
 
Tashmë secili zhvillimi po na nxjerrë para një dileme ekzistenciale: Ose ata, ose Kosova”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
 
EULEX-i ka autorizuar nisjen e hetimeve lidhur me përgjimet e publikuara të ditëve të fundit, ku subjekt i tyre ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri