LEZHE - Pjesë e skemës së mashtrimit me pronat në Lezhë, për të cilat ra në pranga kryebashkiaku nga radhët e PD, Fran Frrokaj, ka qenë edhe futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj.

Për mbrojtësin lezhjan është lëshuar një urdhër arresti së fundmi, pasi mësohet se ai ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në lidhej me tokat në bregdet.

Mes shumë zyrtarësh të përfshirë në operacionin, që ka çuar në pranga 23 zyrtarë, madje edhe drejtues të policisë, është edhe futbollisti i Vllaznisë, i përfshirë në skandalin pronave në bregdetin e Lezhës. Me urdhër të Prokurorisë janë sekuestruar 258 mijë m2 tokë në zonë bregdetare e cila dyshohet e përfituar me dokumente të falsifikuara. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com