Skandali i spiunimit në Gjermani
agjenti ka punuar dhe në Kosovë

Skandali i spiunimit në Gjermani<br />agjenti ka punuar dhe në Kosovë
Ndërsa mes SHBA-së dhe Gjermanisë janë rritur tensionet pas skandalit të spiunimit, mediat gjermane nxjerrin të tjera informacione për personin e dytë të arrestuar.
Sipas tyre agjenti i dyfishtë i arrestuar ka punuar është ekspert për Ballkanin si dhe në Kosovë.

I njohur si Oficeri K. bëhet fjalë për një 37 vjeçar nga Dresdeni që duke punuar në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, ka spiunuar për SHBA-të. Për një kohë ai ishte këshilltar i lartë i komandantit të KFOR-it në Kosovë dhe ka qenë i përfshirë në krijimin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

Me zyrtarë amerikanë K. është takuar dy herë në vit në Turqi dhe nga ta ka marrë pajisje teknologjike, duke përfshirë lap-topë. Ky person e kishte për detyrë të informojë SHBA-në për hetimet që po bënte një komitet gjerman për deklarata e Snowden se celulari i kancelares gjermane Angela Merkel ishte përgjuar nga NSA-ja amerikane.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital