Skandali i trukimeve prek tenisin

Skandali i trukimeve prek tenisin
Një tjetër skandal ka tronditur sportin, kësaj radhe tenisin. Hije dyshimi janë hedhur mbi turneun “Grand Slam”.
 
BBC thotë se nga hetimet e kryera nga Tennis Integrity Unit rezulton se në 10 vitet e fundit 16 tenistë të klasifikuar në 50 vendet e para të renditjes dyshohen se kanë trukuar ndeshjet.
 
Në dokumentacionin që është në zotërim të BBC dhe Buzz Feed, përfshihet edhe rezultati i hetimeve të ndeshjeve mes Nikolai Davidenko dhe Martin Argejo në vitin 2007.
 
Ky rrjet i organizimit të basteve klandestine e ka bazën në Rusi, Italinë e veriut dhe Siçili, ndërkohë që shifra e vendosur për ndeshjet që dyshohen të trukuara është me mijëra euro.
 
Nga hetimet e kryera rezulton se 3 nga ndeshjet e trukuara janë të turneut Wimbledon, ndërkohë që 8 prej tenistëve që dyshohen të përfshirë në trukimin e ndeshjeve janë pjesëmarrës edhe në edicionin e këtij viti të Australian Open.  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë