Skandali/ Kombëtarja humb avionin,
në Luksemburg do udhëtojë të hënën

Skandali/ Kombëtarja humb avionin,<br />në Luksemburg do udhëtojë të hënën
Përveçse humbën një ndeshje të cilën mund ta kishin zgjidhur ndryshe, transferta në Austri për kombëtaren tonë ka rezervuar një surprizë të hidhur. Ekipi ka humbur ka humbur avionin për në Luksemburg, me të cilin do të përballet këtë të martë.
 
Pas humbjes 2-1 në Vjenë, kuqezinjtë zhvilluan dhe një seancë të fundit stërvitore në këtë vend në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele përpara se t’i drejtoheshin aeroportit të kryeqytetit austriak.
 
Sipas një komunikate zyrtare të FSHF, shkak është bërë një neglizhencë nga ana e kompanisë “Lux Air”.
 
FSHF ka sqaruar se kombëtarja ka mbërritur në aeroport 1 orë e 30 minuta përpara fluturimit, sipas kohës së përcaktuar dhe pasi ishte kryer procesi i prerjes së biletave për pjesën më të madhe të ekipit dhe delegacionit, punonjësit e kompanisë kanë ndërprerë veprimet në mënyrë të njëanshme duke mos pranuar që të presin biletat dhe të kryejnë veprimet për pjesën tjetër të ekipit.

Pas kësaj ngjarje të paprecedentë, në Aeroportin e Vjenës, Federata Shqiptare e Futbollit do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për dëmtimin moral dhe financiar të shkaktuar nga kompania “Lux Air” e cila operon me “Austrian Airlines” dhe është e vendosur që ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje.
 
Kësisoj, kombëtares do t'i duhet të udhëtojë drejt Luksemburgut vetëm të hënën, një ditë para ndeshjes miqësore me ekipin vendas. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)