LEZHE - Thellohet më tej skandali në shkollat e mesme të rrethit të Lezhës. Para disa ditësh televizioni A1 Report denoncoi faktin se për regjistrimin e nxënësve në klasat e 10 në shkollat e mesme duhet të paguanin një tarifë prej 2 mijë lekësh të reja. Kjo tarifë është vendosur nga bordi drejtues i shkollave në të gjithë rrethin e Lezhës.
Pasi Drejtoria Arsimore u vu në dijeni të këtij fakti ajo refuzoi që të ketë miratuar një vendim të tillë ndërsa drejtori i gjimnazit të Lezhës, Ardjan Laçi pohon se e ka informuar drejtorinë arsimore për këtë fakt.
Skandali i pagesave thellohet edhe me tej ku nxënësit ne gjimnazin e Balldrenit, për marrjen e dëftesave ne fund te vitit kane paguar një tarifë të përcaktuar nga drejtoria e shkollës. Nxënësit ia kanë dorëzuar paratë pa asnjë faturë drejtorit të shkollës, Zef Nika, fakt qe pranohet edhe nga vete drejtori i arsimit ne Lezhe Kastriot Kodheli.
Udhëzimi nr 29, date 25.09.2007 të cilit i janë referuar shkollat për vendosjen e taksave nga ana e tyre, në fakt ka të bëjë me donacionet dhe kontributet vullnetare të prindërve, por në asnjë rast ajo nuk është e detyrueshme.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com