Skandali me e-mailet e Clinton
Trump shkarkon drejtorin e FBI

Skandali me e-mailet e Clinton<br />Trump shkarkon drejtorin e FBI
Presidenti i SHBA, Donald Trump vijon të marrë vendime me të cilat çudit këdo duke shkaktuar stuhi politike në vend.

Kreu i Shtëpisë së bardhë ka shkarkuar nga detyra shefin e FBI James Comey i cili ishte duke hetuar lidhjet mes stafit të Trump dhe Rusisë.

Lajmi u bë me dije nga Shtëpia e Bardhë  e cila u shpreh se vendimi nuk ka të bëjë me cështjen 'Russiagate' dhe është marrë në konsultim me zvministrin e drejtësisë dhe ministrin e Drejtësisë Jeff Sessions.

shkarkimi i comey
(Dokumenti i shkarkimit)

Comey e merr vesh lajmin për shkarkimin nga televizori

New York Times shkruan se vetë Comey e mori lajmërimin e shkarkimit përmes mediave duke menduar se ishte një shaka.

Ndërsa Trump në letrën e tij shprehet se FBI është një institucion që ka nevojë për një nisje të re duke e cilësuar Comey të paaftë për ta drejtuar.

Letra e Trump

“Megjithëse e vlerësoj shumë që më keni informuar në tre raste të veçanta që unë nuk jam objekt hetimi, pajtohem me gjykimin e Departamentit të Drejtësisë se ju nuk jeni në gjendje ta udhëhiqni në mënyrë të efektshme FBI-në".Është me rëndësi të madhe që të gjejmë një udhëheqje të re për FBI-në, për të rikthyer besimin e publikut dhe besimin në misionin e saj jetik për zbatimin e ligjit. FBI-ja, është një nga institucionet më të respektuara të vendit tonë dhe dita e sotme do të shënojë një fillim të ri për të.

Comey po mbikqyrte një hetim për të sqaruar nëse disa pjestarë të fushatës së zotit Trump kishin bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

James Comey, prokuror prej një kohe të gjatë, ka qenë zëvendës kreu i Departamentit të Drejtësisë gjatë administratës së Presidentit George Ë. Bush dhe u emërua shef i FBI-së me mbështetjen e gjerë nga të dyja partitë në Kongres.Ai luajti rol kryesor në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, në të cilin Trump fitoi ndaj kandidates Hillary Clinton.

Korrikun e shkuar , Comey tha se kandidatja Clinton ishte treguar "jashtëzakonisht e pakujdesshme" në trajtimin e emaileve të saj që lidheshin me sigurinë kombëtare, në kohën që ishte diplomatja më e lartë e vendit. Ai shtoi megjithatë se veprimet e Clinton nuk justifikonin ngritjen e ndonjë akuze penale kundër saj.Më vonë, në fund të tetorit, pak para zgjedhjeve,  Comey tha se po rihapte hetimin sepse FBI-ja kishte zbuluar emaile të kandidates Clinton në kompjuterin e kongresmenit Anthony Ëeiner.

FBI-ja saktësoi se vetëm një "numër i vogël" i emaileve i ishte dërguar kongresmenit Ëeiner, jo "qindra dhe mijëra ", siç ishte shprehur në dëshminë e tij cka duket s endikoi edhe në vendimin e Trump

Comey është drejtori i i dytë i FBI i shkarkuar në historinë amerikane.

56 vjecari Comey u nominua ne 2013 nga Obama dhe mandate i tij skadonte ne 2023.

Vendimi i Trump për të shkarkuar Comey me motivacionin se  është i paaftë të drejtojë FBI ka ngjallur reagimin e kritikëve të cilët shprehen se kreu i Shtëpisë së Bardhë ndihet i zënë ngushtë sa i përket ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016

Redaksia Online
dy.b/e.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie