TIRANE- Shpërndarja e formularëve nga ana e Partisë Demokratike në administratën shtetërore, tashmë nuk është më sekret. Madje kjo është pranuar një ditë më parë edhe nga vetë kryeministri Berisha, i cili përgëzoi drejtoreshën në Ministrinë e Ekonomisë që kishte shpërndarë materiale të tilla për vartësit e saj. Përballë dokumenteve të bëra publike nga deputeti Saimir Tahiri, ku nëpunësit që janë zgjedhës në Njësinë 5 detyrohen të plotësojnë formularë partiakë, kryeministri Berisha përgëzon ata që i kanë shpërndarë dhe kanë urdhëruar plotësimin e tyre. “Ai nuk është një formular kontrabande, as një formular dogane, është thjesht një formular për administratën. Unë e përgëzoj znj.Ermira për këtë gjest”, deklaroi Berisha.
Pas rastit në Ministrinë e Ekonomisë, një tjetër formular është shpërndarë në një zonë të Tiranës, ku i kërkohet administratës që të shënojë të dhënat. Formularët janë shpërndarë dy ditë më parë në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë në kryeqytet. Në formularin e shpërndarë nga grup-seksioni numër 2 , zona 2 në Tiranë, punonjësve u është kërkuar që në formularë të shënojnë të gjithë të dhënat, madje edhe të shënojnë të gjithë familjarët e tyre, prindërit, farefisin dhe shoqërinë.

(Foto: Formulari i shpërndarë për punonjësit në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë në kryeqytet)
Por shpërndarja e formularëve të PD në administratë, nuk respekton edhe një nga tre ligjet e BE-së, të cilat u miratuan të enjten në seancë plenare. Ligji i “Nëpunësit Civil” garanton të drejtat e punonjësve publikë që të marrin pjesë në politikë. Në këtë ligj, në mënyrë të veçantë është theksuar se nëpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, përveçse gjatë ushtrimit të detyrës apo në kohën e punës.
Por megjithatë, këta formularë janë shpërndarë në orarin e punës së institucionit dhe nga eprorja, ndonëse kjo e fundit do të duhej që të kërkonte pezullimin derisa sa të përfundojë fushata zgjedhore.
Edhe kësaj here, nëpunësit civilë do të duhet mos shfaqin hapur bindjet apo preferencat e tyre politike. Në rastet e pjesëmarrjes në fushatë elektorale, nëpunësit duhet të kërkojnë pezullimin nga shërbimi civil. Këta të fundit do të kenë të drejtën të jenë anëtarë të partive politike, përfshirë edhe anëtar themelues, por nuk mund të jenë anëtarë të organeve drejtuese të tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com