Dy varreza murale të pazakonta për traditën shqiptare, mbajnë të betonuara eshtrat e 108 banoreve të hershem të fshatit Kosinë në Permet. Katër punëtorë të cilët nuk deklarojnë se kush i paguan punojnë në varrezat publike të Kosinës për të sistemuar muralet.
Burimet thanë se janë rikthyer eshtrat e 108 personave që u zhvarrosën në 2006 me pretekstin se janë eshtra të ushtarëve greke të rënë në luftën italo-greke. Një ditë më parë është kryer rivarrosja e eshtrave në një ceremoni të fshehtë larg syrit te mediave, ku morën pjesë Prefekti i Gjirokastrës, zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Konsulli grek. "Report TV" shkoi këtë të mërkurë në fshatin Kosinë, ku shumica e banorëve refuzojnë të flasin për këtë çështje.
"Unë jam i ardhur nuk flas dot", thotë një banor. "Nuk i dimë këto varret, unë kam ardhur vonë", shprehet një tjetër", "ata na thanë që do bëhet një varrezë masive greke, mirë apo keq, ata e bënë", thotë një tjetër banorë.
Jashtë kamerave, mësojmë se banorët i tremben ndonjë sugjestionimi nga autoritetet greke tek te afërmit e tyre janë emigrantë në vendin fqinj.
Kujtojmë se në qendër të këtij skandali ishte prifti At Vasil Themollari, i cili në vitin 2016 kreu zhvarrimet nga oborri i Kishës së Shën Mërisë. Asokohe pati reagime të shumta dhe u trajtua si një skandal, pasi zhvarrimet u kryen në mënyrë të paligjshme. Tashmë pas 15 vitesh, duket se Greqia ka hequr dorë nga pretendimi se eshtrat i përkasin ushtarëve greke.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.1%
-
Gafë
51.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
I riu përplas me makinë këmbësorin 81-vjeçar në aksin Këlcyrë-Përmet, aksidenti shkakton trafik të rënduar (EMRAT)
2 Janar, 14:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve
30 Dhjetor 2024, 15:36
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12
-
Gjirokastër/ Po kalonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, vihet në pranga 19-vjeçari pakistanez
26 Dhjetor 2024, 10:57
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor 2024, 15:50
-
Krishtlindja/ Urime për paqe dhe dashuri nga Gjirokastra
25 Dhjetor 2024, 12:00