Kanada - Kryetari i bashkisë së Torontos Rob Ford ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen edhe pse është përfshirë në një skandal ku në një video të publikuar ai shikohet së bashku me një grup duke pirë cigare hashashi. 

Gjatë një konferencë për shtyp ai ritheksoi se nuk do të jepte dorëheqjen dhe se kishte në plan për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme, planifikuar për në tetor të 2014-s. Ai refuzoi të komentojë çdo pyetje në lidhje me videon, duke iu përgjigjur gazetarëve nqse keni ndonjë pyetje tjetër. 

Ford ka mohuar ekzistencën e videos duke akuzuar mediat pasi e kanë zhytur në këtë skandal. Ndërsa disa punonjës të stafit të kryebashkiakut kanë dhënë dorëheqjen e tyre që pas shpërthimit të skandalit. 

Mediat lokale raportojnë gjithashtu se një person i dytë është arrestuar në lidhje me vdekjen e një njërit prej të cilëve shikohet në foto së bashku me kryebashkiakun e Torontos.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)