TIRANE- Partia Socialiste reagon me vendimin e qeverisë për dhënien me qira të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Gazeta ‘Shqiptarja.com” denoncoi sot skandalin r dhënies me qira të monumenteve të kulturës nga 10 deri në 20 vjet.

“Ky kryeministër në ikje dështoi me trashëgiminë kulturore dhe në tetë vitet e qeverisjes së tij as nuk janë ruajtur pasuritë tona kulturore e natyrore, por përkundrazi, gjithshka është bërë për t’i rrënuar e shkatërruar ato.

Dje qeveria e rrënimit, nëpërmjet Ministrit të Kulturës, vendosi të nxjerrë në treg edhe Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare.

Kjo përpjekje e kahershme për dhënien me qera të pasurive shpirtërore të shqiptareve përkon tashmë me ikjen nga pushtetit të partisë familjare të Berishës.

Pasi shiti çdo pasuri natyrore, pasi dha çdo kodër për fabrika çimentosh dhe gurore; Pasi shiti çdo pyll për qymyr; pasi dha me koncesion çdo lum për hidrocentrale, sot Sali Berisha po shet edhe Monumentet e Kulturës Kombëtare”, tha Tare në një konferencë shtypi.

“Pasi shiti çdo pasuri, shiti çdo pyll të qytytarëve, çdo kodër për çimento, dha me koncension çdo lumë për hiodrocentrale, sot po shet edhe monumentet e trashëgimisë”, tha në reagimin e tij, deputeti i PS-së, Auron Tare.

Sipas tij “nga fondi i kulturës sonë janë zhdukur një numër i madh monumentesh dhe qendrash historike, si dhe janë hedhur fonde nga buxheti për restaurime të paqëna”.

Duke denoncuar dhënien me qira të këtyre monumenteve, Tare tha se “pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, nuk do të njohim asnjë koncension, dhënie me qira apo cdo formë abuzimi ndaj monumenteve të kulturës”.

Sipas Tares “mbas 23 qershorit do të bëhet e mundur mbrojtja, restaurimi dhe vendosja e këtyre vlerave të trashëgimisë culture në shërbim të turizmit dhe komunitetit”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)