Pronari i Omega Pharmës Nadir Causholli do të qëndrojw në burg deri në përfundim të hetimeve ku ai akuzohet për vjedhje, falsifikim dokumentash e evazion fiskal me skemën e ilaçeve të rimbursueshme.
Ka qenë kolegji penal i Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim nga burgu duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe atë të apelit që kanë caktuar si masë sigurie arrest me burg nda Çaushollit.
Çausholli u prangos në tetor të vitit të shkuar ndërsa para gjykatës ai mohoi akuzat duke e cilësuar një sulm ndaj kompanisë së tij Omega Pharma.
Pak ditë më parë në pranga ra dhe babai i Nadirit, Fatos Çausholli me akuzën e kontrabandës me ilaçe, por për të Gjykata e Shkallës së parë vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com