Skandali në Argjentinë, policia
kontroll ish-presidentes Kirchne
Policia argjentinase kontrolli disa prona që i përkasin familjes së ish-presidentes së vendit Cristina Fernandez de Kirchner
Policia argjentinase kontrolli disa prona që i përkasin familjes së ish-presidentes së vendit Cristina Fernandez de Kirchner. Operacionet e kryera në provincën Santa Kruz u urdhëruan nga një gjykatës si pjesë e një hetimi për korrupsion dhe mashtrim që ka lidhje me një kompani që zotërohet pjesërisht nga familja Kirshner. Mediat argjentinase thanë se policia po kërkonte dokumente dhe se kjo është hera e dytë që pronat e familjes Kirshner kontrollohen. Gjykatësi urdhëroi që të kontrollohen zyra dhe apartamente në qytetet Rio Gallegos, El Calafate dhe El Chalten.
Mediat raportojnë se policia po kërkonte të dhëna që mund të lidhin kompaninë Los Sauces, që zotërohet nga fëmijët e ish presidentes, me skandalin korruptiv.
Vitin e shkuar, deputetja Margarita Stolbizer paditi ish presidenten dhe fëmijët e saj të rritur, Maksimo dhe Florencia, për mashtrim dhe pasurim të jashtëligjshëm. Në një padi të veçantë, Kirshner u akuzua se ishte përgjegjëse për parregullsi të bankës qendrore, po ajo pretendon se bëhet fjalë për sulme politike nga administrata e presidentit Mauricio Makri.
Qeveria e këtij të fundit ka hapur disa hetime për korrupsion për vitet 2007 deri në 2015, kohë gjatë së cilës presidente e vendit ishte Cristina Kirchner.
Situata e saj u përkeqësua edhe më shumë në fillim të muajit, kur policia arrestoi një ish zyrtar të saj që hidhte çanta plot me para mbi murin e një manastiri për t’i fshehur. Pas numërimit, u zbulua se bëhej fjalë për thuajse 9 milionë dollarë.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.6%
-
Jashtë
17.3%
-
Nuk lëviz
34.1%
Vota total: 3328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
14.4 trilionë $ në duart e vetëm 3 mijë njerëzve në botë! Të taksojmë 'super të pasurit' është e mundur dhe më e nevojshme se kurrë
8 Gusht, 21:58
-
Ministri i Mbrojtjes në parkun arkeologjik të Finiqit: Biletaria dhe infrastruktura s’janë dëmtuar! Helikopteri frenoi përhapjen e flakëve në zonat e banuara
8 Gusht, 21:50
-
Largimi i legjendës: Pepe mbyll karrierën në moshën 41-vjeçare
8 Gusht, 21:48
-
Konfirmohet debati mes Trump dhe Harris! Dy kandidatët presidencialë bien dakord për datën 10 shtator
8 Gusht, 21:34
-
Zjarri në Finiq pranë Parkut Arkeologjik/ Studiuesi Jani Koçillari në Report Tv: Një nga sitet më të rëndësishme në Shqipëri pas Apollonisë dhe Bylisit
8 Gusht, 21:18
-
Mero Baze: Një rekomandim për të shmangur dëshpërimin e PD
8 Gusht, 21:15
-
Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë
8 Gusht, 21:05
-
Estonia nis kontrollet e plota kufitare në kufi me Rusinë
8 Gusht, 21:03
-
'Kandidati për nënpresident Tim Walz me lidhje të vjetra me Kinën', është më radikal seç pretendojnë kritikët
8 Gusht, 20:52
-
U vra pas përplasjes me policinë serbe, Beogradi jep leje për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit
8 Gusht, 20:46
-
Zjarri në parkun arkeologjik të Finiqit, momenti kur helikopteri ndërhyn për të shuar flakët
8 Gusht, 20:31
-
Zjarri në Finiq/ Ministri Pirro Vëngu ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve
8 Gusht, 20:21