Pas skandalit në Shkodër, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e thellë mbi ngjarjen.

Meta është shprehur se nxit një hetim mbi këtë çështje. Ai kërkoi monitorimin e kujdesshëm për çdo qendër rezidenciale duke nënvizuar se në përpjekjen për të garantuar shërbimin e duhur në këto qendra, strukturat e shtetit kanë të gjithë përkrahjen dhe mbështetjen e publikut.

Kryetari i Kuvendit shprehu gatishmërinë për të marrë çdo iniciativë ligjore për përmirësimin e kuadrit ligjor të nevojshëm që do të mbronte dhe garantonte një jetë sa më të mirë të këtyre shtresave të pambrojtura të shoqërisë.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)