Skandali në bankën HSBC, Zvicra
 nis hetimin për pastrim parash 

Policia zvicerane ka nisur një hetim për pastrim parash në zyrat e filialit të bankës HSBC në Gjenevë. Prokurorët thanë se po hetojnë Bankën Private HSBC dhe personat e panjohur që dyshohen për pastrim parash.
 
Hetimi përveç personave të implikuar do të përfshijë edhe bashkëpunëtorët, thanë prokurorët në deklaratën e tyre.
 
Shefi ekzekutiv i Bankës, Franco Morra, tha javën e kaluar se i kishte mbyllur llogaritë e klientëve që nuk përputheshin me standartet e bankës. Ai tha se modeli i vjetër i biznesit të bankave private zvicerane nuk ishin më të pranueshme.
 
Policia vazhdon aksionin që kur u zbulua skandali i shmangjes së taksave nga ana e klientëve të pasur. Në banken HSBC kanë hapur llogari bankare miliona euroshe 106 mijë emra nga 203 shtete të botës me qëllim shmangien e taksave, ku ka edhe shumë shtetas nga rajoni.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua

U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua