Alice Bailey, 25 vjeçe, punoi të paktën katër vjet të ‘Sport and Social Bar’ i Parlamentit, ku ajo pretendon se shumë deputetë silleshin si “pleq perversë të pështirë”.
Zonja Bailey, e cila nisi të punonte në bar që kur ishte 19 vjeçe, pretendon se ministrat e trysnonin vazhdimisht për seks.
Ish-baristja tha për gazetën The Sun: 'Ata provuan shanset sepse unë isha vetëm një bariste e re dhe mendja u thoshte se ata ishin njerëz shumë të rëndësishëm, për të cilët ata mendonin se unë do të isha e gatshme”.
“Ishin të pështirë. Ishte situatë patetike sepse ishin thuajse të gjithë të martuar dhe kishin të paktën dyfishin e moshës time”.
Zonja Bailey pretendon se një deputet ju lut për seks vetëm dy orë pasi ajo ishte shfaqur për herë të parë në bar dhe se një deputet veteran i laburistëve e ndoqi atë deri në shtëpi dhe e ngacmoi në autobus pasi kishte pirrë 12 shishe birra.
Ajo gjithashtu tha se deputetët i puthnin shpesh ndihmëset e tyre nëpër korridoret e parlamentit pasi pijeve të gjata në bar.
Ish-baristja nga Ualsall, pretendon se u ngacmua nga të paktën 30 deputetë përpara se ajo të largohej nga bari në 2015-n.
Ajo tha se shumë prej tyre ishin nga veriu i Anglisë ose nga Skocia dhe se në Londër ishin larg familjeve të tyre.
[gallery]24605[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com






