Bëhet fjalë për lejen e firmosur nga Basha për ndërtimin e një kati shtesë në pallatin 12 katësh në të cilin ai jeton në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet në zonën e njohur si kullat e stadiumit "Qemal Stafa". Lulzim Basha jep modelin më të shëmtuar se si zaptohet një hapësirë publike për vete dhe si rrezikohet jeta e banorëve të pallatit ku banon
Faksimilja që shihni në foto i përket planimetrisë së lejes për shtesën e katiti të 13 në pallatin 12 katësh.
Leja daton në vitin 2014 ndërsa firma e përzgjedhur për ndërtimin e këtij objekti siç shihet dhe në faksimile është “Archimed internatiola sh.p.k”
Këtë leje që Basha i ka dhënë vetes në kundërshtim me kushte urbane e ka denoncuar këtë të martë edhe kandidati i mazhorancës në garë për kryeqytetin Erion Veliaj gjatë prezantimit të programit në njësinë numër 9 në Tiranë, i cili në një takim më herët theksoi se me fitoren e tij disa leje do të anulohen.
“E dini se çfarë kishte bërë vetë Luli në 1 gusht vjet? Kur ju mendoni që Partia Demokratike ishte në krizë, që Tirana nuk menaxhohej dhe ky nuk bënte asnjë punë. Vjet më 1 gusht i kishte dhënë leje...kujt i kishte dhënë leje - do të thoni - Lulzim Basha? Lulzim Basha i kishte dhënë leje...Lulzim Bashës për të bërë një kat paleje aty ku ka shtëpinë në kat të 12, për të bërë katin e 13-të. E gjithë Tirana, me moratorium për ndërtimet, e gjitha Tirana ndaloi ndërtimet, e gjithë Shqipëria ndaloi ndërtimet, Lulzim Basha vajti një ditë në punë, pasi kishte një vit që rrinte në Holandë dhe i dha leje Lulzim Bashës për të bërë katin e 13-të aty ku ka banesën e vet në kat të 12. E ka bërë një punë, i ka dhënë leje vetes së vet.”- deklaroi Veliaj gjatë takimit me banorë të njësisë Nr 9.
Më tej ai vuri në dukje se kjo leje është e paligjshme.
"Pyetja është si mund të jesh kaq i pafytyrë që të ulesh në karrigen e kryetarit të Bashkisë dhe t’i japësh një leje të paligjshme vetes tënde?"- tha Veliaj.
Vetë Basha nuk ka patur asnjë koment dhe pse kanë kaluar disa orë nga ky denocnim ku faktohet shkelja e ligjit nga kreybashkiaku i cili rezulton se është dhe firmatari i kësaj leje në emër të tij dhe bashkëshortes Aurela Isufi.
Një gjë e tillë i jep të drejtë kryetarit të ri të Bashkisë të anulojë lejen e ndërtimit që Basha ia ka dhënë vetvetes. Po ashtu bie në sy fakti se nuk ka raste të tjera në Tiranë, ku të lejohet shtesë kati e një objekti ekzistues të kësaj lartësie, apo të një lartësie më të ulët.
Të bësh një shtesë në katin e 13 të një pallati duke qenë kryetar bashkie, do të thotë t'i japësh fund çdo debati mbi skrupujt moral dhe mbi mënyrën se si e trajton qytetin si pronë private. Banorët e pallatit që janë komshinj me Bashën, me siguri që do të përjetojnë një periudhë terrori derisa Basha të ndërtojë katin e 13 mbi ta, duke dhënë shembullin më të shëmtuar se si ka pasur ndërmend ta zhvillojë Tiranën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)