Skandali në jetimore, Klosi:Morëm
masa,Vokshi: Mbroni drejtoreshën 

Skandali në jetimore, Klosi:Morëm<br />masa,Vokshi: Mbroni drejtoreshën 
Skandali në jetimoren e Shkodrës nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe në parlament. Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi ajo që e ka risjellë edhe një herë për të gjithë shqiptarët këtë ngjarje teksa po diskutohej programi i BE-së për Punësimin e Inovacionin Social.

Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi gjatë fjalës së tij tha se nuk e priste që në parlament të riktheheshin për tu diskutuar dy ngjarjet e rënda që ndodhën në shkodër: Vrasja e dy turistëve çek dhe njarja në jetimore.

Ai tha se janë marë masat për të tre edukatoret që ishin të përfshira në video. Klosi solli disa foto të disa qendrave ku tregohej gjendja e tre para dy viteve dhe se si ishin transferuar ata sot.
 
Projekti që ne po miratijmë sot është një mundësi më shumë për të gjithë ata që duan të ecet përpara në këtë drejtim.
Mendova se do kishit një lloj frike dhe ndrojtje për të ngritur historitë që ndodhën në shkodër: Vrasjen e dy trueistëve çek dhe atë që ndodhi në jetimore. Ne morëm masa për të tre edukatoret që ishin të përfshira në video. Dje isha vetë atje dhe bëra disa takime dhe neës kemi takim me të gjikthë punonjësit social në të gjithë vendin për të përcaktuar disa kruitere për menaxhimin dhe funksionimine punës në këto institucione. Ajo që unë vura re dje atje ishte se të gjitha ato edukatore kishin mbi 20 vite që punonin në atë administratë dhe i kishin kaluar të gjitha partitë në administratë.
Edhe në atë qendër fëmije ju doni të bëni politikë por për ju është e vështirë sepse ndryshimi në atë qëndër në këto dy vite ka qenë marramëndësh. Para dy vitesh infrastruktura aty ishte skandaloze, fëmijët hanin bukë me sheqer, me fatura të papaguara. Dhe tashmë është një situatë krejt tjetër.  Dhe ja ku janë fotot reale se si ndryshon qendra kur ka një menaxhim të mirë.
Nëse flasim për infrastrukturë këto foto e tregojnë më së mirë këtë. Ajo që ka ndodhur atje ka të bëjë me sistemin administarativ. Ai ka degraduar komplet.
Shkoni dhe shikoni qëndrën e të moshuarve në shkodër.  Shkoni dhe bëjini ndonjë foto dhe tregojuani qytetarëve shqiptarë që ta kuptojnë atë qëndër. Shkoni bëni ndonjë foto në qendrat ku menaxhoni ju dhe bëni krahasimin.
Hajdeni nesër që sëbashu tu flasim të rinjve se sit ë menaxhojnë fondet që ne do tu vëmë në dispozicion.
Ne kemi një mundësi më shumë të flasim dhe fjalën ta përdorim në të mirën e fëmijëve të shkodrës dhe të familieve atje. Ndaj së bashku hajde të aplikojmë këtë reform. Bëjuni dhe ju më solidarë që të këmi sa më pak ngjarje si ajo e shkodrës
”, tha Klosi.

blendi klosi

Vokshi zhgënjehet nga përgjigja që Klosi: S’prisja që ju të mbronit drejtoreshën
Menjëherë pas ministrit Klosi, fjalën e mori deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cila tha se nuk e priste këtë reagim nga ai pasi sipas saj Klosi po mbron drejtoreshën e jetimores së Shkodrës

Përsa i përket kritereve, unë i kam pyetur personat në shkodër dhe ata na kanë thënë nuk e dimë, nëse ju i dini tregojuani dhe atyre personave. Më zhgënjyese ishte përgjigja juaj për ngjarjen e shkodrës. Nuk e prisja që ju të mbronit drejtoreshën . Sepse fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për bukë dhe ujë, por përveç këtyre kanë nevojë edhe për gjëratë tjera. Shkodra gjithmonë ka votuar djathtas dhe ju dy ngjarjet e fundit që ndodhën në shkodër u munduat t’ja hidhnit fain qëverisë së kaluar. Por përpiquni që ngjarje të tilla ti ndaloni të ndodhin përsëri në të ardhmen”, - tha Vokshi. 

albana vokshi

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)