Burime të sigurta të Report Tv, bëjnë me dije se zoti Ekrem Spahiu që në momentin e parë ka ankimuar me shkrim rezultatin e raundit të parë, por edhe një ditë më pas ka depozituar në sekretariatin e FSHF një kërkesë ku kërkon rishikimin e procesit të vlerësimit të të gjitha votave në raundin e parë. Më 8 shkurt, në zyrat e federatës ka qenë i pranishëm edhe Kristian Gjidodaj, i cili ka ankimuar procesin e shpalljes së votave në raundin e dytë të zgjedhjes së Komitetit Ekzekutiv. Ndërkohë, edhe pse ka pasur ankimime, Komiteti Ekzekutiv, i zgjedhur në mënyrë të manipuluar, ka zhvilluar mbledhjen e parë më 21 shkurt. Nga ana tjetër, zoti Ekrem Spahiu, ka bërë tjetër kërkesë në federatë për kthim përgjigje, por nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare. Sipas burimeve të Report Tv, Ekrem Spahiu tani do t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar të drejtën.
s.k/Shqiptarja.com