Skandali që "fle" në Prokurori
Ajazi e Noka me kredi të butë

Skandali që Ajazi e Noka me kredi të butë">
TIRANË - Prej dy vitesh në Prokurorinë e Tiranës “fle” dosja e kallëzimit me 145 zyrtarë të lartë të cilët kanë përfituar padrejtësisht kredi me vlerë 5 milionë lekë dhe interes 4 % për strehim nga enti i banesave , kallëzim ky i bërë nga Ministria e Zhvillimit Urban. Në listën e zyrtarëve të deklaruar të pastrehë në 2011, nuk mungojnë kreu i SHISH Visho Ajazi, ish-ministri Flamur Noka, apo gjyqtarë përfshi Metush Saraçin dhe Ervin Metallën nga Apeli në kryeqytet.

....
Abuzimi me paranë publike dhe kredinë e butë e cila duhet të përfitohet nga njerëzit në nevojë në Shqipëri, përgjatë qeverisjes Berisha ka kaluar kufijtë e skandalit.

Shqiptarja.com ka siguruar kallëzimin penal të Ministrisë së Zhvillimit Urban e cila kërkon nga Prokuroria të hetojë se si mbi 145 persona zyrtarë të lartë nga ministra, deputetë dhe gjyqtarë kanë përfituar nga 5 milionë lekë kredi për blerje shtëpie me interes 4 % kundrejt interesit të tregut në bankat e nivelit të dytë me vlerë nga 8 deri në 12 %.

Kallëzimi penal mban datën 22 janar të vitit 2014 dhe është depozituar nga ministrja Eglantina Gjermeni në Prokurorinë e Tiranës. 

dokumentat e prokurorise

Material i Ministrisë bënë fjalë për 145 zyrtarë të cilët kredit e buta i kanë përfituar me shkelje ligjore e për këtë arsye i është kërkuar informacion kryeregjistruesit Ilirian Muho, por nga hipoteka - sqaron ministria - ka munguar një përgjigje.

E për këtë arsye ministrja Gjermeni ka kërkuar nga Prokuroria të hetojë mbi këta zyrtarë pasi ka tagrin e institucionit që mund të bëjë hetime.

Por kur kanë kaluar më shumë se një vit për këtë kallëzim jo vetëm Hipotekat nuk kanë dhënë përgjigje, por këtë herë dhe prokuroria nuk ka asnjë rezultat të hetimit apo veprimet konkrete se si janë përfituar këto kredi.

Cilët janë zyrtarët të deklaruar të pastrehë në vitin 2011 dhe përfitues të këtyre kredive?

Dy nga zyrtarët e lidhur drejtpërsëdrejti me sigurinë kombëtare në vitin 2011 Flamur Noka si ministër i Brendshëm dhe Visho Ajzai si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror kanë përfituar kredinë e butë nga Enti Kombëtar i Banesave.

Në listën e përfituesve bënë pjesë dhe Spiro Ksera asokohe ministër i Punës, ndjekur nga zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi, ajo e Drejtësisë Brikena Kasmi apo shefi i kabinetit të kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi si dhe juristi i PD-së Ivi Kaso.

dokumentat e prokurorise

dokumentat prokuroria



dokumentat prokuroria

Sipas kallëzimit të ministres Gjermeni rezulton se nga Enti Kombëtar i Banesave dhe institucionet përgjegjëse për miratimin e kredisë së butë nuk kanë respektuar kërkesat ligjore. 

E dosjet me shkelje sipas kallëzimit janë dhe ato të gjyqtarëve përfshi Metush Saracin në Apelin e Tiranës apo Ervin Metallën i cili deri pak kohë më parë ka qenë kreu i Gjykatës së Durrësit dhe aktualisht është në Apelin e Tiranës.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase