Skandali/Qumështi francez i bebeve
me salmonelë, tërhiqen 12 mln kuti

Skandali/Qumështi francez i bebeve<br />me salmonelë, tërhiqen 12 mln kuti<br>
Një tjetër skandal me qumështin e fëmijëve ka prekur europën. Më shumë se 12 milionë kuti qumështi janë tërhequr nga tregjet e 83 vendeve pasi u konstatua se ishin të kontaminuar me salmonela.

Tërheqja e qumështit të kompanisë franceze “Lactalis” ka filluar që në muajin dhjetor pasi bakteri i salmonelës është zbuluar në një prej fabrikave të kësaj kompanie.

Qumështi është duke u tërhequr nga tregjet Europiane, Aziatike, Amerikane dhe ato Afrikane. Deri më tashmë vetëm në Spanjë janë raportuar 35 raste të sëmurjes së fëmijëve nga qumështi, ndërsa autoritetet janë duke investiguar edhe në Greqi.

Bakteri i salmonelës shkakton diarre, dhimbje stomaku, të vjella dhe dehidratim, duke u bërë shpesh herë edhe i rrezikshëm për jetën, sidomos në fëmijët e vegjël.

d.t/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'