Skandali seksual, Berisha: Prokuroria
u urdhërua ta hetonte të lirë Xhelilin

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Prokurorinë e Dibrës për hetimin në gjendje të lirë të ish kryetarit të Bashkisë, Shukri Xhelili.
 
Në një status në Facebook, ish kreu i qeverisë akuzon kryeministrin se i ofroi mbrojtje politike kryebashkiakut të përfshirë në skandalin seksual.
 
Sipas tij, "organizata kriminale e Edvin Shullazit apo qeveria e tij, regjistron çdo ditë një skandal, që të gjithë pa përjashtim të lidhur direkt me kokën e meduzës së krimit të organizuar apo gjymtyrët e saj".
 
Statusi i plotë i Berishës
"Në një javë, anëtarët e organizatës kriminale krenarisht regjistrojnë:
-vrasjen, në praninë dhe me hjeksimin e policisë, të Çiços, në prani të oficerit trafikant Alban Trimi që fshehu revolen e Qebinit
-Thyerjen e gjilpërës së revolverit të ushtarit të Shullazit nga zëvendës drejtori i policisë, Ermal Shullazi në prani të dy zyrtarëve të tjerë të lartë të Policisë.
-Zbulimi nga autoritet greke dhe DEA e SHBA në Athinë të Balilit, Eskobarit të Ballkanit, drejtor në qeverinë organizatë kriminale, që paguante dhe vakanca fabuloze, kryekanabist i devotshëm, sivllau i Kryeministrit të Jugut, Keli i Kokëdhimës
-Xhelili i Edvin Shullazit, që shiste, firmoste vende pune kundrejt seksit dhe që prokurori më i zi se ai, me urdhër të Ramës, pasi e akuzon për tre vepra penale krenarin brekë-grisur të Edvinit, kërkon për të ndjekje në gjendje të lirë. Flitet si shpërblim kjo, pasi Xhelo nuk e përdhunoi dot viktimën e tij.
Kjo është organizata kriminale e aleancës së llumit të Edvin Shullazit! sb",
shkruan Berisha në Facebook. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)