Gruaja e gjyqtarit Shqyri Çobo ka kërcënuar me jetë denoncuesen e tij, shtetasen Irma.T. 32 vjeç që të heqë dorë nga kallëzimi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, ku Pranvera Çobo i ka bërë presion kallëzueses Irma.T. që të heqë denoncimin ndaj bashkëshortit të saj. Sipas komunikatës së policisë së Beratit ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi” të këtij qyteti. Pranvera Çobo ka shkuar në shtëpinë e Irma T., ku I ka kërkuar 32-vjeçares që të tërheqë denoncimin ndaj burrit të saj, gjyqtarit Shyqyri Çobo.
Deklarata e Policisë
Më datë 15.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen Pranvera Xhemal Çobo, e datëlindjes 25.03.1958, banuese në Durrës, me arsim të mesëm, sepse në lagjen “Çlirim”, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen Irma T., e datëlindjes 16.10.1984, banuese në Berat, me arsim të lartë, të heqë dorë nga kallzimi i bërë ndaj bashkëshortit shtetasit Shyqyri Çobo. Neni 311 i K.P.
Pezullimi dhe akuzat
Pas kallëzimit nga ana e Irma T. për ngacmimin seksual gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo është pezulluar nga Këshilli I Lartë I Drejtësisë. Po kështu Prokuroria ka ngritur akuza ndaj tij dhe gjyqtari Çobo do të gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një process civil, për divorc. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.
Nga Frojdi tek OKB-ja
Shyqyri Çobo i kërkoi favore seksuale 32-vjeçares se cila ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj. Çobo ka shfrytëzuar pozicionin e tij si gjyqtar duke kërkuar seks në këmbim të dhënies së vendimit në favor të 32-vjeçares Irma T. 32 vjeçarja kishte depozituar një kërkesë për divorc nga bashkëshorti dhe për pasojë çështja i ka rënë gjyqtarit Shyqyri Çobo. Ky i fundit që në seancën e parë ka shkëmbyer numrat me Irma.T, dhe më pas ka filluar të shkruajë rreth 300 mesazhe, duke i kërkuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në këmbim të dhënies së vendimit gjyqësor në favor të saj. Mezazhet e gjyqtarit ndaj kallëzueses ishin të shumta. Ai këmbëngulte në mënyra të ndryshme që ta bindte 32-vjeçaren për t’u bërë e dashura e tij, duke përdorur nga fjalori I thjeshtë e deri tek gjuha filozofike, edhe pse me mangësi të theksuara në këtë fushë, duke bërë disa gabime trashanike si duke e quajtur filozofin e madh Sigmund Frojd me emrin Sesil Frojd. Po kështu ai përdorte në këto mesazhe dashurie edhe një terminologji të shpeshtë juridike. Madje gjyqtari Shqyri Çobo në një sms dërguar 32-vjeçares premtonte se gjatë aktit seksual do të zbatonte të gjitha vendimet unifikuese të OKB që kanë lidhje me familjen, duke shmangur transmetimet e patologjive të ndryshme.
Frojdi
“Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks ”.
Akuzat
“Gjyqtari Çobo do të gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”
Pranvera Çobo
“Pranvera Çobo ka shkuar në shtëpinë e Irma T., ku I ka kërkuar 32-vjeçares që të tërheqë denoncimin ndaj burrit të saj, gjyqtarit Shyqyri Çobo”
Ja SMS-të e gjyqtarit për 32-vjeçaren
SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?
SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??
SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?
SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s'të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligejncë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte.
SMS 5 – “Përsa i përket çështjes të cilën natyrshëm Ti e ke “gangrenë” sinqerisht do kesh suport gjithë “kredinë” time juridike ..! Ok ?? Së dyti në kondicionin social në perceptimin tim aktualisht je “skanuar” femër (mami) tepër bashkëkohore potente plot vizion... Ky është dhe “motivi” imponues i imi që ti të jesh mikesha ime konseguente. Nuk dua të gjykoj se ti je një zonjë provinciale me mendësi fshatareske.. Fundja në CV-in tënde je dikush..Shpresoj mirëkuptimin tuaj..! Ok??”.
SMS 6 – “Psikoanalisti austriak Sesil Frojd shkruan se ‘kur je i martuar dhe ke një te dashur ky është komoditet, nëse i dashuri është dikushi atëherë ky është luks ”.
SMS 7- Përshëndetje! Gëzon të gjithë kredinë mirënjohëse nga ana ime. "Performanca" juaj më imponoi respekte, pse jo dhe ndjesi. A u sqarove me avokatin rekomandues. "Problemi" sinqerisht më diktoi keqardhje...Mos hezito me sms apo me tel...do të mirëpres. Respekte! Ok?
SMS 8 - Uroj që në "Raportim" komunikues midis nesh do gëzosh mirëkuptimin tim..gjykoj se duhet të evitosh druajtjen...! Me vlerëso konfidencial dhe si "Mike" të hershme, do të mirëkuptoj..,Ok??
SMS 9- Brishtësia e performancës tënde më krijoi mirënjohje..këtë fundjavë do të jem në Malin e Zi. Komunikimi me ty, objektivisht është kënaqësia..telefonata apo sms e tua nuk më shkaktojnë bezdi, përkundrazi i mirëpres..je shumë e këndshme..të adhuroj..më mirëkupto. Ok.!

(Në foto, 32 vjeçarja e kërcënuar nga gruaja e gjyqtarit Shyqyri Çobo)
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com