VIDEO/ Skandali seksual i Safet Gjicit, Alma K dëshmon për 8 orë në SPAK! Dje ishte radha e ish kryebashkiakut të Kukësit

Pas më shumë se 8 orësh ka përfunduar marrja në pyetje e Alma Kaçit, për llogari të hetimit që nisi la publikimit të videoskandalit seksual në zyrën e kryebashkiakit të Kukësit Safet Gjici. Ajo është marrë në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurores Manjola Kajana. Përgjatë qëndrimit të saj që prej orës 9 të mëngjesit i është përgjigjur pyetjeve mbi regjistrimin e videos, mënyrën se si është kryer dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët kanë qenë shënjestër e Alma Kaçit.

Për sa i përket videos me Gjicin ajo ka shpjeguar rolin e saj me ish kryetarin, takimet që ka kryer dhe diskutimet për një projekt mbi qytetin e Kukësit.

Kujtojmë që Alma Kaçi u thirr për herë të parë në SPAK pas dhënies së masës së sigurisë. Deri tani Alma Kaçit i janë sekuestruar dy aparate celulare.

Prokuroria e Posaçme ka thirrur për të marrë në pyetje Alma K, vajza që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici në zyrën e tij.

Ndërkohë dje u mor në pyetje dhe vetë ish kryebashkiaku, Gjici, informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi. 

40 vjeçarja po hetohet në masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila u caktua më 24 qershor 2023 për akuzën e korrupsionit aktiv.  Po në këtë datë u arrestua edhe Safet Gjici, ish kryebashkiaku i Kukësit i akuzuar për korrupsion pasiv.

Safet Gjici dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e kryetarit për tender e favorizime pasi kishin kryer marrëdhënie intime

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Skandali seksual i Safet Gjicit në Bashkinë e Kukësit, Alma K. përfundon pas 8 orësh dëshminë në SPAK

1690556903_almak.png

Alma K. ka përfunduar dëshminë në SPAK. Ajo ka dëshmuar për 8 orë në Prokurorinë e Posaçme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • qereku2: 28/07/2023 12:31

    Kane dashur detaje 'teknike' te vepres penale.

    Përgjigju
    • Or tej: 29/07/2023 00:06

      Te kishte qene me Rocco Siffredin hajde de por 8 ore detaje per nje Safet Gjic po me duken si shume or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri