Pa kaluar 24 orë nga Skandali seksual në të cilin u përfshi gjyqtari Shyqyri Çobo teksa kërkonte favore seksuale ndaj një të reje që ishte në proces divorci në gjyq, një tjetër denoncim është bërë për Çobon.

Këtë herë denoncimi nuk është në polici por në publik dhe rrjetin social FB, ku e reja me iniciale E.B e cila po ashtu ka patur një gjyq divorci të drejtuar nga Çobo shprehet se është ngacmuar prej tij.

“Unë jam një ndër ato gra apo nëna që zgjidhjen e martesës e ka gjykuar ky zotëri dhe ju e dini që s'jam e vetmja që jam provokuar prej tij. Por hallet e problemet e mia me bënin që t'ia harroja"surratin" e të mendoja për më tej pwr jetwn time...(ose ndoshta nuk gjeta kurajon të bëja të njëjtën gjë) shprehet E.B duke ju referuar kallëzimit të 32 vjeçares me iniciale I.T."

E reja shkon dhe më tej me denoncimin e saj ku deklaruan se dhe me të gjyqtari ka bërë të njëjtën gjë duke i dërguar sms dhe telefonata “shquhet për monolog zotnia..vetëm se skam autorizim ti publikoj dhe unë’’.

foto fb
(Denoncimi ne Facebook)

Pas këtij denoncimi pritet nëse prokuroria do ta bëjë apo jo pjesë të dosjes së hapur ndaj gjyqtarit Çobo i dyshuar për korrupsion e kërkim të favoreve seksuale.
vajza

(Denoncuesja E.B)

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)