Skandali, Shoqata e Arbitrave reagon përmes faqes së FSHF

Shoqata e Arbitrave Shqiptarë ka reaguar kundër veprimit të deputetit Erion Braçe, që pretendohet se ka hedhur send të fortë ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen Partizani-Skënderbeu. Por skandali qëndron në faktin se kjo shoqatë, si e pavarur që duhej të ishte, ka zgjedhur portalin zyrtar të Federatës për të shprehur indinjatën. Ndërkohë, kur një gjyqtar u dhunua në Këlcyrë, nuk pati asnjë reagim.

Janë sharë, janë kërcënuar, madje edhe janë dhunuar, brenda e jashtë fushës së blertë, me bilbil në gojë apo jo, janë anatemuar javë pas jave për gabime njerëzore, por edhe nga ato që peshojnë, që kanë vendosur fatin e një ndeshjeje apo më shumë se kaq. Kjo ka ndodhur rëndom me gjyqtarët tanë të futbollit, por rrallëherë ka reaguar shoqata e tyre.  Ndërkohë, së fundmi, Shoqata e Arbitrave Shqiptarë ka gjetur kurajon që të reagojë për një çakmak, që media të ndryshme thonë se ka hedhur deputeti Erion Braçe në drejtim të kryesorit Andi Koçi, pas ndeshjes së të hënës, Partizani-Skënderbeu.

Nuk dihet nëse ky veprim është i dokumentuar me pamje filmike, por ajo që bie në sy është reagimi i shoqatës përmes një portali që nuk është i tyre. Shoqata e gjyqtarëve, që duhet të jetë e pavarur, ka reaguar permes faqes zyrtare e FSHF, a thua se është organ apo zgjatesë e saj. Për më tepër, kur shoqata ka pasur probleme me regjistrimin në gjykatë, por votoi në Asamblenë Zgjedhore.
Ndërkohë, po kjo shoqatë nuk reagoi aspak tek rasti i Këlcyrës, ku gjyqtari kryesor u dhunua dhe rrezikoi jetën, duke qëndruar për disa ditë në spital. Po kjo shoqatë nuk reagoi aspak kur janë dhunuar e fyer në fusha apo jashtë tyre, megjithatë ndaj deputetit Braçe reagimi është i fuqishëm. 

Shoqata e Arbitrave Shqiptarë reagon për veprimin antisportiv dhe aspak “fair” nga ana e Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Erion Braçe, që ka goditur nga tribuna me një objekt arbitrin kryesor të takimit. Dënojmë një veprim të tillë nga ana e përfaqësuesit të ligjit dhe njëherësh bëjmë apel për më shumë gjakftohtësi.

Shoqata e Arbitrave Shqiptarë

( Reagimi i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë )

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës