Skandali, tërhiqet Lila, i kërkon
falje priftit grek: U tregova idiot

Skandali, tërhiqet Lila, i kërkon<br />falje priftit grek: U tregova idiot
Lojtari i ekipit kombëtar të futbollit, Andi Lila është tërhequr nga deklaratat fyese pak ditë më parë ndaj priftit grek duke kërkuar falje.
 
Kavajasi që luan me Pas Janina në Greqi i ka cilësuar deklaratat e tij si një idiotësi. Ai shprehet se jam mirëpritur në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë dhe përzemërsisë për gjithë popullin grek.
 
Tërheqja e shqiptarit duket se ka ardhur si pasojë e presionit nga klubi, pasi rrezikonte që të përjashtohej.
 
Videoja është publikuar pak ditë më parë nga imami Ahmed Kalaja në Facebook-un e tij. Andi Lila tregonte se si tallej me priftërinjtë në Greqi, teksa këta të fundit, sipas tij, shkojnë muaj për muaj për t’i bekuar para ndeshjeve të kampionatit.

Deklarata e plotë e Lilës
Disa nga ju mund të kenë parë një video të publikuar disa ditë më parë në internet, ku unë shfaqesha duke bërë disa deklarata mendjelehta në lidhje me një prift.
 
Do të dëshiroja t’i kërkoja falje çdokujt që është ndjerë i fyer, sidomos priftit në fjalë. Ai është një zotëri që e ka PAS Janinën në zemër dhe nuk e meritonte që unë të tallesha me të.
 
Fjalët e mia ishin të pavend dhe jashtëzakonisht të pandjeshme.
 
Nuk po mundohem të mbroj veprimet e mia, por këto deklarata u bënë në mënyrë private dhe me shaka, dhe jo me qëllimin për të ofenduar ndokënd. Tani e kuptoj që deklaratat e mia ishin të pandjeshme dhe idiote.
 
Sjellja ime ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme, e papjekur dhe me mungesën e respektit që PAS Janina meriton. Kjo është një shpërqendrim nga qëllimi ynë për të arritur Europën këtë sezon.
 
Që nga dita e parë unë jam mirëpritur në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë dhe përzemërsisë për gjithë popullin grek.
 
Gruaja ime, unë dhe djali ynë i vogël e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë dhe ndjehem thellësisht i keqardhur që ndokush mund të jetë ndjerë i ofenduar nga veprimet e mia të mendjelehta.
 
Edhe një herë kërkoj ndjesë për veprimet e mia dhe shpresoj ta hedhim pas krahëve këtë çështje. Pres me padurim të kthehem në Greqi pas shkëputjes me Kombëtaren. AL.

 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve