Skandaloze: Cirku ceremonial
i FSK-së, FOTOT e uniformës

Skandaloze: Cirku ceremonial<br />i FSK-së, FOTOT e uniformës
Për herë të parë Forcat e Armatosura të Kosovës prezantuan uniformën e re, gjatë nderimit të zëvendës komandantit të NATO-s për Europën, Adrian Bradshaw.
 
Siç dihet, FSK është trupë multietnike.

Aty ka serbë,turq, boshnjakë dhe pjesëtarë të minoriteteve të tjera.

Por Express ngre pyetjen nëse do të jetë edhe kjo uniformë tradicionale shqiptare pjesë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës?

fsk uniforme me qeleshe

...
Zvkomandantin e NATO-s për Europën Adrian Bradshaw e priti ministri i FSK-së Agim Çeku.

Gjatë fjalës së tij ministri Çeku u shpreh se pret që NATO ta ndihmojë Republikën e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes si dhe në vendosjen e raporteve formale të partneritetit. Gjithashtu Çeku shtoi më tej se kërkon qasje në shkollave të NATO-s, ushtrime, si dhe Kosova të marr pjesë në misione paqëruajtëse të NATO-s.

fsk uniforme me qeleshe

Ndërsa gjenerali i NATO-s u shpreh se çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësimin në NATO si dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqëruajtëse.

Më tej Bradshaë u shpreh se ka parë përparime shumë të mëdha në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë, dhe për këtë është ndjerë i lumtur për arsye se NATO-ja është e angazhuar në Kosovë për një dekadë e gjysmë.

Në fund të fjalës së tij gjenerali i NATO-s, Bradshaw tha se FSK-ja do të ecë përpara në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe se bashkëpunimi dhe mbështetja nga ana NATO-s nuk do të mungojë.

fsk uniforme me qeleshe
Në pritjen e organizuar për nder të Bradshaq ishin të pranishëm edhe zvkomandanti, gjeneral major Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital