Juventusi është në një emergjencë të plotë. Pas një sërë dëmtimesh të rënda që kanë prekur skuadrën e Luciano Spalletti-t, përditësimi më i fundit dhe më serioz vjen nga spitali J|Medical: Manuel Locatelli është shtuar në listën e pacientëve afatgjatë.
Pas ndeshjes me Milanin, ku barazuan 1-1, kapiteni i Juventusit u ankua për shqetësime në pjesën e jashtme të gjurit të djathtë. Pas vizitave u konfirmua se Locatelli ka probleme në gjurin e djathtë dhe do ti nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë larg fushave për të paktën 3 muaj.
Njëjtë si Kenan Yildiz dhe Khepran Thuram, është zgjedhur operacioni që do të zhvillohet në Lyon. Në të njëjtën doktorr që ka trajtuar Gleison Bremer, Federico Gatti-n dhe mesfushorin Thuram. Për këtë arsye Juventusi ka parashikuar se Locatelli nuk do rikthehet para nisjes së 2027.
Më herët është konfirmuar se Kephran Thuram është hequr nga listat e Seria A dhe Champions League, pasi nuk rikthehet deri në janar, ndërsa për Kenan Yildiz pritet të jetë i disponueshëm në fund të nëntorit.










Komente
Komento