Skanimi zbulon 700 kg drogë
shoferi i lirë, në kërkim pronari

Skanimi zbulon 700 kg drogë<br />shoferi i lirë, në kërkim pronari
Durrës-Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 700 kg kanabis në port me destinacion Italinë. Droga u zbulua pas skanimit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar me konfesione.
 
Droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 475 LO, me drejtues shtetasin me inicialet L.S.
 
Mjeti u konsiderua me risk duke e futur në skanim dhe gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë u zbulua edhe lënda narkotike që ishte fshehur në brendësi të ngarkesës.
 
Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 497 pako me peshë rreth 700 kg.

[gallery]19894[/gallery] 
Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari me inicialet K.Z. nga Shkodra.
 
Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu italian, ndërsa përpos vijimit të punës për arrestimin e pronarit të firmës së konfesioneve, policia vazhdon punën për zbardhjen e rrjetit të trafikut.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar