"Ministri i energjitikës pohoi se “investitorit” të Ahmetaj, i janë dhënë 8 pikë bonus, çka do të thotë se ai është paracaktuar si fitues.Rama duhet ta ndajë mendjen, cili nga ministrat gënjen, Ahmetaj që pranon se investitori është caktuar, apo Gjiknuri i cili mohon Ahmetajn por thotë që investitorit i ka dhënë bonusit maksimal."-tha Duma
Deklarata e plotë e PD-së
Në fillim, kur Partia Demokratike paralajmëroi këtë negociatë të dyshimtë, Edi Rama e mohoi.
Më pas, Ahmetaj deklaroi se Skavicën ia kanë dhënë kompanisë turke, kuptohet pa garë, në fshehtësi.
Ja prononcimi i Ahmetajt;”Më thoni një emër që është larguar?! Ju them unë një që ka ardhur. Skavica. Suzer & Nurol Group”.
Damiani tenton të hedhë poshtë Ahmetajn, duke iu referuar një vendimi qeverie që nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtarë të qeverisë.
Nëse kërkon vendimet e qeverisë së datës 23 dhjetor që i referohet ministri i energjitikës, nuk ka vendim, për Skavicën.
Që do të thotë se ose Gjiknuri gënjen, ose vendimi për Skavicën është mbajtur sekret. Dhe nëse është mbajtur sekret, pse është mbajtur sekret?
Kaskada e mashtrimeve me aferën Skavica konfirmon rrezikun që kanoset nga babëzia e Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur pasuritë kombëtare duke i trajtuar si plaçkë të tyren, pa garë e pa transparencë.
Pazare me pasuritë publike që nisin me vizitat private të Ramës e përfundojnë me kontrata dhe tendera korruptivë.
Siç u ka dhënë miqve të tij koncensionet në shëndetësi, siç jep tenderat dhe u ngre traun e doganës, siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre.
Dhe nuk është aspak çudi që këto ditë të rënda për vendin, një tjetër aferë të jetë duke u gatuar në Majami, atje ku Edi Rama po kryen vizitën e luksit të radhës.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)