SKEDA/ Fredi Beleri që 'tronditi' Himarën, nga arrestimi për shitblerje votash një vend në Parlamentin Europian në Strasburg

Vlore- Ishte çështja Beleri ajo që solli një situatë të paprecedentë në bashkinë e Himarës. Përplasje polotike, diplomatike, ngërç ligjor, e madje duke i dhënë zë arrestimit të kryetarit të një bashkie të vogël shqiptare si Himara, deri në Bruksel.

Arrestimi i tij më 12 maj të 2023-shit, dy ditë para zgjedhjeve vendore, ishte fillimi i një procesi të vështirë ligjor dhe politik, aq sa çoi deri në përplasje me Greqinë, që kërkonte lirimin e Fredi Belerit, minoritar grek.

Ai u arrestua nën akuzën e blerjes së votave, por prangosja e tij u bërtit fort nga opozita e më pas nga OMONIA, vetë ai dhe Athina zyrtare, si politike dhe vepër e kryeministrit Rama.

Fredi Beleri garonte nën siglën opozitare “Bashkë Fitojmë” përballë socialistit Jorgo Goro që kërkonte mandatin e tretë në Himarë. Edhe pse në burg për blerje votash, Beleri arriti t’i fitonte zgjedhjet me një diferencë shumë të ngushtë nga kundërshtari i tij, vetëm 19 vota.

Reagimi i palës greke ishte i menjëhershëm. Vetëm disa orë pas arrestimit, më 13 maj, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri shkon në Gjykatën Vlorës.

Ndërsa kryeministri i fqinjit jugor, Kyriakos Mitsotakis e cilësoi një arrestim pa prova dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm, duke u zotuar se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund, pasi sipas tij bëhet fjalë për një ccështje të shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut, duke pretenduar se Beleri ishte prangosur vetëm se i përkiste minoritetit grek.

“Është e papranueshme. Është e pamendueshme që ai të futet në burg dy ditë para zgjedhjeve. I bëj të ditur Shqipërisë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe në rrugën e Shqipërisë drejt Europës. Nuk do të toleroj qëndrime të tilla ndaj të minoritetit tonë etnik”

Përgjigjen Rama ia dha pas procesit zgjedhor të 14 majit, ndërsa mesazhin e kishte të qartë për homologun dhe politikën greke.

“Nuk ka asnjë mundësi që ne të pajtohemi me idenë se ka një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë dhe një drejtësi tjetër për qytetarët e Shqipërisë me kombësi greke. Është e njëjta kombësi. Kam dëgjuar shumë dhe kam preferuar të mos flas deri në mbarimin e zgjedhje duke shpresuar që pas mbarimit të zgjedhjeve në Greqi do ketë dialog.  Minoritet grek nuk është mish për topat elektoral të askujt, as në Shqipëri as në Greqi” deklaroi Rama mw 15 maj 2023.

Përplasja Tiranë-Athinë u mbart për më shumë se një vit, ndërsa fiks 365 ditë nga prangosja e Belerit, Kryeministri Rama ishte në kryeqytetin grek, ku mes mijëra emigrantëve shqiptarë atje bëri thirrje për lënie mënjanë të sjelljes politike ballkanike dhe ftoi për zgjidhje evropiane.

“Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast. Kurrë në asnjë rast nuk i është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike.

Vetëm disa ditë pas arrestimit të Belerit, Prokuroria e Vlorës shpalli moskompetencën për çështjen e tij dhe ia përcolli dosjen SPAK i cili nisi menjëherë hetimet.  Beteja ligjore e Fredi Belerit do të vijonte në Prokurorinë e Posaçëm.

Ai kërkoi një masë më të zbutur se ajo e arrestit me burg dhe disa herë leje për t’u betuar si kryetar bashkie, por kërkesat e tij u rrëzuan jo vetëm nga GJKKO, por edhe nga Gjykata e Lartë, e më pas edhe nga hallka e fundit e drejtësisë shqiptare, Gjykata Kushtetuese.

Me arrestimin e Belerit, fitues i zgjedhjeve por në burg, Bashkia Himarë u gjend të një situatë të paprecedentë. Asnjë parashikim ligjor nuk qartësonte situatën e tij,  në veçanti nëse duhej apo jo të betohej një i arrestuar dhe me masë sigurie në burg.

Drejtimin e Himarës, edhe pse i humbi zgjedhjet e mbajti Jorgo Goro, kryetari në detyrë, deri sa të ndodhte një tjetër ngjarje e paprecedentë, arrestimi i tij më 23 mars të 2024.

Si për ironi të fatit, Goro u arrestua pas një kallëzimi të bërë nga rivali i tij në zgjedhje Fredi Beleri, për tjetërsim pronash.

Bashkia Himarë, me kryetarin dhe ish-kryetarin në burg u gjend sërish përballë një ngërçi: Kush do ta drejtonte bashkinë e vogël bregdetare?

Kjo  çoi në një nënkryetare të emëruar në krye të bashkisë, Blerina Balën, dhe më pas, pas dorëheqjes së kësaj të fundit, nënkryetari tjetër Arqile Bollano.

Për Fredi Belerin fati do të ndrinte tjetërkund. Mes një klime aspak të qetë politike, për të marrë votat e nacionalistëve dhe ekstremistëve grekë por edhe për ta ccuar deri në fund luftën me palën shqiptare, partia e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis e kandidon për eurodeputet në parlamentin europian.  Ai u zgjodh me 237 mijë votat e qytetarëve greke në zgjedhjet e 10 qershorit, si përfaqësues i Partisë Demokracia e Re.

Leja që nuk iu dha për t’u betuar si kryetar Bashkie, iu dha për tu betuar në Strasburg si eurodeputet dhe Fredi Beleri la qelinë.

“Pse kjo gjë nuk u bë për tu betuar si kryetar bashkie. me dy standarde…..”

Dënimi i formës së prerë me 2 vite burg për Fredi Belerin nga Apeli i GJKKO më 25 qershor , do t’i jepte zgjidhje ngërçit 1 vjeçar. KQZ me një vendim përfundimtar të gjyqësorit, më 5 korrik i heq mandatin Fredi Belerit.

Në po të njëjtën ditë këshilli i ministrave shpall vakancën në bashkinë Himarë dhe përmes një shkrese I kërkon presidentit Begaj dekretimin e një date zgjedhjesh të pjesshme. As kreu i Shtetit nuk humbi kohë dhe në të njëjtën ditë dekreton 4 gushtin, datën e zgjedhjeve në Himarë që do t’i hapë fund sagës prej 1 viti e gjysmë në këtë bashki.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje