Skeda/ Gjeopolitika e Greqisë

Greqia zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku pritet një garë e fortë mes koalicionit të drejtuar nga kryeministri Antonis Samaras dhe partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, edhe pse sondazhet nxjerrin këtë të fundit si fituese.Vlen për t’u permendur fakti se asnjë parti nuk mund të krijojë e vetme një qeveri pas këtyre zgjedhjeve.

Më poshtë vijon gjeopolitika kryesore për shtetin ballkanik:

– SITUATA GJEOGRAFIKE: E kufizuar në perëndim nga deti Jon dhe në lindje nga deti Egje, Greqia me një sipërfaqje prej 131 957 kilometrash katrorë ndahet në pjesën kontinentale që përbën 81 për qind të territorit dhe në pjesën ishullore të përbërë nga 2 000 ishuj, 134 prej të cilëve të banuar: dy më kryesorët janë Kreta në jug dhe ishulli Eube në veriperëndim të detit Egje.

Vendet fqinje me të janë Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Turqia.

– POPULLSIA: 10,78 milionë banorë, sipas regjistrimeve të fundit të kryera në muajin maj të vitit 2011, kundër 11,28 milionë që numëroheshin më parë.

– KRYEQYTETI: Athina, e banuar nga më tepër se katër milionë banorë bashkë me periferitë dhe portin e Pireut.

– GJUHA ZYRTARE: greqishtja. Gjuhë të tjera: turqishtja (gjuhë e njohur e minoritetit mysliman në verilindje), shqipja, bullgarishtja, maqedonishtja, gjuha e vllehëve.

– BESIMI FETAR: Më tepër se 90 për qind e popullsisë janë krishterë ortodoksë, 1,2 për qind myslimanë (sidomos në Thrakën Perëndimore, në verilindje), 0,8 për qind katolikë dhe protestantë. Komuniteti hebre përbëhet nga 8 000 persona.

– DATA TË RËNDËSISHME: 1821-1830: lufta për pavarësi. 1912-1913: luftëra ballkanike. 1946-1949: luftë civile. 1952: hyrja në NATO. 1967-1974: diktatura e kolonelëve pas një puçi ushtarak. 1974: rivendoset demokracia. 1981: pranimi i Greqisë në CEE (Komuniteti Ekonomik Evropian). Janar 2001: hyrja në zonën euro.

– INSTITUCIONE POLITIKE: regjim parlamentar me 300 deputetë zgjedhur për katër vjet, dhe president Karolos Papulias, zgjedhur nga Parlamenti për pesë vjet, me kompetenca honorifike.

– PARTITË PARLAMENTARE: Partia Socialiste Panhelenike (PASOK), Demokracia e Re (ND, konservatore), Partia Kommuniste Greke (KKE), Koalicioni i Majtë Radikal (SYRIZA), Lumi, ”Agimi i artë” dhe Levizja e Socialisteve Demokrate e ish-kryeministrit, Jorgos Papandreu..

– EKONOMIA: Nën masat e Bashkimit Evropian dhe FMN-së që prej muajit maj 2010, ekonomia greke përbën zyrtarisht më pak se tre për qind të PBB-së në zonën euro.

Shërbimet përbëjnë rreth 75 për qind të PBB-së dhe në to ka qënë e punësuar më tepër se 60 për qind e popullsisë aktive. Flota tregtare dhe turizmi, me 18,7 milionë vizitorë në vitin 2007, janë burimet kryesore ekonomike. Burimet bujqësore (drithërat, vaji, pambuku, duhani, frutat, perimet) dhe minierat (çimento, hekur, alumin, linjit dhe boksite).

BORXHI PUBLIK: 160,5 për qind e PBB-së

DEFICITI PUBLIK: 9,1 për qind

PBB: – 6,9 për qind

PAPUNESIA: Rreth 24,8 për qind– FORCA TË ARMATOSURA: Rreth 200 000 ushtarë, oficerë dhe punonjës, 80 000 prej të cilëve profesionistë dhe rreth 100 000 rekrutë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë