Escherichia coli është një bakter që gjendet zakonisht në zorrën e njeriut, por edhe në atë të disa kafshëve të tjera me gjak të ngrohtë (homeotermike). Ky mikroorganizëm është veçanërisht i përqendruar në zorrën e trashë.
Si transmetohet apo si mund të infektohemi?
Në fjalë të thjeshta Escherichia Coli favorizohet nga mosrespektimi i rregullave te higjienës në përpunimin e ushqimit, duart e palara, enët apo ambient I papastër në trajtimin e ushqimit. Edhe trajtimi jo i përshtatshëm termik i ushqimeve konsiderohet një nga shkaqet që favorizojnë Escherichia Colin
Stafilokokët zakonisht gjenden në lëkurë, hundë, fyt dhe ndonjëherë në zorrët e 20-30% të individëve të shëndetshëm.
Infeksioni stafilokok zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit me një person të infektuar ose sipërfaqeve të kontaminuara (p.sh., doreza dere, butona ashensori, mbulesa jastëkësh, peshqirë, etj.).
Stafilokokët mund të transmetohen edhe nëpërmjet ushqimit të kontaminuar kur trajtimi i ushqimit është bërë nga njerëz me infeksione stafilokokësh të lëkurës.
Pra në të dyja rastet duket se elementi kryesor është mungesa e kushteve të përshtatshme të higjienës, si në mjediset ku është përpunuar ushqimi ashtu dhe të personave që e kanë trajtuar
Por sipas ekspertëve, për të zbuluar shkakun real të infektimit të studentëve, më domethënëse janë përgjigjet e analizat që u janë bërë atyre, të cilat nuk janë bërë publike.
Lajmi kryesor:
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon subjektin ‘SORI-AL’ dhe e gjobit me 1.5 mln lekë: Makaronat me bakteret E. Coli dhe stafilokok










