SKEDA/ 'I korruptuar dhe minues i demokracisë', si e shpalli Blinken non grata Berishën! Ish-kryeministri e ndjek vizitën e tij në arrest shtëpie

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si kreu i diplomacisë më të madhe e të rëndësishme në glob në një vend aleat si Shqipëria, e sigurt nuk do të shihet si e tillë nga Sali Berisha.

Ish-kryeministri do të përcjellë nga kati i tetë i pallatit ku banon, nën arrest, 8 orët e qëndrimit të Blinken në Tiranë, teksa do t’i rikthehet më fort në kujtesë 19 maji i vitit 2021.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhej në deklaratën e Blinken më 19 maj 2021.       

Këto fjalë të Sekretarit Blinken 2 vite e 9 muaj më parë teksa vinte firmën që do ta shpallte ‘non grata’ Sali Berishën, një ish-President të Shqipërisë, ish-Kryeministër dhe drejtues i opozitës shqiptare për 23 vite, do të gjejnë tjetër kuptim këtë 15 shkurt kur ai vjen në Tiranë edhe për të shprehur mbështetjen ndaj drejtësisë së re, e cila po përpiqet t’i japë qartësi të vërtetave të dosjeve të mëdha të mbajtura peng në dekada.

Të përfshirë në akte madhore korruptive e cilësonte Blinken Berishën, kur i ndaloi hyrjen në SHBA edhe Liri Berishës, Shkëlzen Berishës dhe Argita Berisha Malltezit.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, thuhej në deklaratën e Blinken.

Për më tepër, Blinken evidentonte se retorika e Berishës tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë, teksa i kujtonte se ai duhet të japë llogari.

“Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”, shkruhej në deklaratë.

Një ditë pas kësaj deklarate, duke mos e fshehur tronditjen, Berisha shpalli luftën me SHBA-të ndërsa e paditi Blinkenin në një gjykatë në Francë. Fati i asaj padie është i paditur, ndërsa sot Blinken pritet me respekt nga shqiptarët dhe Berisha e ndjek i arrestuar. Më herët bashkëpunëtorët e tij kishin paralajmëruar efekte nukleare për Rithemelimin prej kësaj vizite.

Berisha sot ka shumë arsye për të mos iu gëzuar vizitës së Blinken, ndërsa sheh nga ballkoni i banesës së tij, i mbyllur aty prej llogaridhënies dhe bërjes së drejtësisë që vetë Antony Blinken e kërkoi për Berishën ‘non grata’ 19 majin e vitit 2021.

Deklarata e plotë e Blinken për shpalljen non grata të Sali Berishës më 19 maj 2021 

Sot, unë jam duke shpallur 'non grata' Sali Berishën, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm.

Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve Akti i Ndarjes, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saliu: 15/02/2024 15:41

    Po rishikoj vizitën e Baker në Tiranë. Ajo po që ishte madhështore. Ma Historike s'ka. Super mashtrim i një populli.

    Përgjigju
  • destan: 15/02/2024 11:43

    Kjo eshte familja me kriminale qe e shkateroi demokracine ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • e drejta: 15/02/2024 12:20

      E SAKTE...IDEM

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës