Monopatinat nuk janë makth vetëm në Shqipëri.

Në disa shtete evropiane, aksidentet rrugore me përfshirjen e tyre janë bërë shkak që të vendosen rregulla strikte, siç janë kufizimet e moshës për përdoruesit, kufizimet e shpejtësisë, mbajtja e kaskës, apo gjobat deri në 1 mijë euro, ndërsa në Shqipëri maksimumi i masave administrative është deri në 2 mijë lekë.

Këto mjete në disa shtete kanë sigurim të detyrueshëm, dhe korsi të përcaktuara se ku duhet të lëvizin.