Skeda/Kush është 34-vjeçari Nelgert
Pata, ja lidhjet me botën e krimit

Skeda/Kush është 34-vjeçari Nelgert<br />Pata, ja lidhjet me botën e krimit
Nelgert Pata, 34 vjeçari i vrarë këtë të diel në qytetin e Fierit, është një emër i njohur për Policinë, për shkak të rekordeve kriminale në të kaluarën.

Në 21 gusht të këtij viti, atij iu bë një tjetër atentat për ta vrarë në një lokal pranë ish Parkut të autobusave, por 34-vjeçari arriti të shpëtojë. Pata kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe plumbi e ka kapur në vesh.

Në vitin 2009, Nelgert Pata dhe babai i tij Astrit Pata janë dënuar me 31 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për shfrytëzim prostitucioni. Babë e bir u arrestuan në vitin 2006 pas një letër-porosie të mbërritur nga Norvegjia, ku shtetasja me iniciale Silvana. K me orgjinë nga Memaliaj, i akuzonte për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Ajo rrëfimin e saj para autoriteteve norvegjeze, thoshte se ishte mashtruar nga Astrit Pata për martesë dhe fillimisht e kishte dërguar në Greqi. Më pas, Nelgert Pata e kishte trafikuar drejt Norvegjisë, por ajo ka arritur të shpëtojë. Gjithashtu Nelgert Pata bashkë me babain e tij janë akuzuar se në tetor të vitit 2005 kanë trafikuar një tjetër femër. Ajo është shtetasja me inicialet A. N dhe kishte një fëmijë të vogël. Për të dyja këto raste ata janë dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ku Nelgert Pata ka vuajtur 10 vjet burg.

Burime nga policia bëjnë me dije se Nelgert Pata ka lidhje edhe me vrasjen e Elton Çiços, në datën 1 maj në një lokal në ish-Bllok. Për shkak të njohjes që ai ka pasur me autorët e këtij krimi, Policia dyshon se 34-vjecari ka ndihmuar nga burgu Renato Milloshin dhe Jani Aliaj, dy autorët e vrasjes së Elton Çiços.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan