Kufoma është e seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe me gjatësi mbi 165cm. Së bashku me skeletin janë gjetur:
- Një palë këpucë, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve "Clarks" si dhe shënimet shoqëruese "UK: 7 ½, MADE IN VIETNAM"
- Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi "BELUOMO". Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.
- Një kanotiere me ngjyrë si në gri e përmasave XL.
- Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë




I lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202.
Redaksia Online
xh.k/shqiptarja.com
