TIRANE - Kreu i ri demokrat ka deklaruar në fushatën zgjedhore brenda PD teksa ka zhvilluar garën përballë kandidatit rival Sokol Olldashi por dhe me zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie se si qëllim final për të është bashki i gjithë së djathtës përballë të majtës së kryesuar nga kryetari i socialistëve Edi Rama.

Pavarësisht përplasjeve që mund të lindin brenda gjirit të vetë PD për shkak të mënyrës se si rrodhën ngjarjes gjatë ditës së votimit për kreun e ri të partisë, shqetësime që lindën për shkak të listave, Basha me sa duket pas marrjes së postit mendon bashkimin e të gjitha grupimeve të djathta në një koalicion të madh.

Pasi duke qënë se e djathta gjithnjë ka pasur pak vota në Shqipëri, Basha tenton të kalojë përtej gardhit të koalicionit aktual, duke shtrirë dorën e miqësisë për kreun e FRD, ish-nënkryetarin e PD njëherësh ish-president të vendit Bamir Topi. Madje mendohet se ka qënë pikërisht Basha ai që ia ka futur ndërmend para zgjedhjeve Berishës idenë e ftesës për kundërshtarin e tij te e djathta, Topi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)