E ardhmja duket optimiste për kombëtaren kuqezi të drejtuar nga Reja. Kjo pasi Liga e Kombeve pritet që rezervojë një biletë për Shqipërinë në Europianin 2024.
Nga kualifikueset do të shkojnë direkt në Europian 20 kombëtare, vendi i parë dhe i dytë në secilin grup nga 10 që janë gjithsej, ndërsa 4 përfaqësuese të tjera nga ‘play-offet’ e Ligës së Kombeve. Sipas të gjitha gjasave 16 nga 20 këto kombëtare do të jenë në Ligën A të Ligës së Kombeve dhe për rrjedhojë katër skuadrat e tjera do jenë nga vendet e para të katër grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Pikërisht në Ligën B, grupi i 2 bën pjesë edhe Shqipëria. Si të mos mjaftojë kaq nga Liga e Kombeve shkojnë edhe 4 skuadra me ‘play-off’, që në këtë rast i bie të jenë edhe vendet e dyta të katër grupeve në Ligën B. Shqipëria në Ligën e Kombeve është e shortuar në grup me Islandën, Izraelin dhe Rusinë, por kjo e fundit mbetet e pezulluar nga UEFA dhe FIFA.