Skema e mashtrimit në SHBA, çifti i moshuar shqiptar shpallet në kërkim (Emrat+Detaje)

Skema e mashtrimit në SHBA, çifti i moshuar shqiptar shpallet në kërkim (Emrat+Detaje)

Foto ilustruese

Një çift i moshuar nga Shqipëria është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për përfitime të mëdha parash. Sipas mediave lokale amerikane, bëhet fjalë për Palë dhe Katrine Kronaj, 84 dhe 74 vjeç.

Po sipas tyre, çifti në fjalë ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë përfitime financiare publike që kapnin shifrën e më shumë se 32 mijë dollarëve.

Përfitimet financiare (Pulla Ushqimore), të cilat administroheshin përmes Departamentit të Shërbimeve Sociale të Orange County-t, kryesisht ishin pjesë të Programit të Asistencës Ushqimore Shtesë.

Teksa është lëshuar një urdhër për arrestimin e tyre, vendndodhja e çiftit Kronaj mbetet e panjohur. Mediat lokale shkruajnë se në skemën e mashtrimit, që i ka shkaktuar Orange County-t një dëm prej 275 mijë dollarësh, janë përfshirë edhe 23 persona të tjerë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona