Përvetësuan Audi-n luksoz, gjykata cakton arrest shtëpie për Visin e Garave: E bleva, s’e dija se ishte vjedhur! Turku lihet në burg, ‘kyç’ gojën

Elvis Kosova, 38-vjeçari i njohur në rrjetet sociale për garat e shpejtësisë, u arrestua nën akuzë se vodhi përmes një skeme mashtrimi një automjet të shtrenjtë nga Gjermania.

Por para gjykatës së Tiranës këtë të premte, ai pretendoi ta ketë blerë automjetin nga një turk, edhe ai i arrestuar tashmë, pa pasur dijeni që makina me vlerë deri në 200 mijë euro ishte marrë me qira nga 39-vjeçari Yucehan Er në Gjermani.

Ky i fundit, sipas policisë, kur solli Audin R8 në Tiranë, bëri kallëzim se ia vodhën, pasi hoqi GPS nga makina për të mos u gjurmuar. Por kompania gjermane zbuloi përmes një GPS të dytë të fshehtë, se automjeti ndodhej në oborrin e një shtëpie në Prush të Tiranës, aty ku policia e gjeti dhe shpalli në kërkim pronarin 20-vjeçar të banesës, mik i Elvis Kosovës.

Turku, i cili më herët ka thënë se e bëri kallëzimin e rremë për të fituar 10 mijë euro, në gjyq tha se do të flasë në një moment të dytë, ndërsa ndaj tij u caktua masa e “arrestit në burg”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/08/2024 01:04

    Na mbushe mendjen! Po mire o Elvis ne gjithe ato pika shitje e gjithe ata individe qe shesin makina,pikerisht kete makine e kete person /zgjodhe/?! Probabiliteti tregon qe me shume ke shans te fitosh nje llotari te majme, se sa te biesh pre i ketij lloj /mashtrimi/, aq me teper qe merresh dhe vete me te tilla pune,pra shit-blerje makinash e njohes makinash e nuk duhet te t'a hante qeni shkopin per kesij lloj /pazarlleqesh/.Thuaj avokatit te te krijoje nje alibi me bindese dhe mesohe permendesh si papagall per heren tjeter!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri